Foto: Albin Kurti, Twitter
Kurti takon Borrellin, kërkon më shumë vëmendje për Ballkanin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe ka kërkuar nga ai më shumë vëmendje për Ballkanin.
“Ne kemi një luftë në Evropë. Sanksionet kundër Rusisë janë minimumi që mund të bëjmë. E pyeta Josep Borrell për më shumë vëmendje ndaj 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe për të mos anashkaluar përfaqësuesit (agjentët) rusë dhe luftën hibride në rajonin tonë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
We have a war in Europe. Sanctions against Russia are the bare minimum we can do. I asked EUHR @JosepBorrellF @AntalyaDF for more attention on WB6 and not to ignore the Russian proxies and hybrid war in our region. pic.twitter.com/08sNA5Ui1S
— Albin Kurti (@albinkurti) March 12, 2022
Këtë takim Kurti e ka zhvilluar në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali.
Kryeministri Kurti takuar sot edhe me mandatarin për Qeverinë e re të Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg.
Në Forumin e Diplomacisë në Antali – ADF po marrin pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Forumin e Diplomacisë në Antali – ADF, këtë vit po mbahet në rrethanat e luftës në Ukrainë, e cila ka ngjallur shqetësim dhe pasiguri në veçanti në Ballkanin Perëndimor.