Kurti takon bordin e përkohshëm të Postës së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, zëvendësministrin e Ekonomisë, Mentor Arifaj, kanë takuar bordin e përkohshëm të Postës së Kosovës.

Siç bëhet e ditur në komunikatë për media, në këtë takim është biseduar lidhur me prioritetet në këtë ndërmarrje si dhe planet e bordit, me theks të veçantë në projektin e ITMAT për postën ndërkombëtare.

Kryeministri Kurti ka theksuar kujdesin dhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e mëtejmë të Postës së Kosovës.

Më 21 maj,  Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të emërojë bordin e përkohshëm të Postës së Kosovës.

Anëtarët e bordit të përkohshëm janë emëruar: Zafije Beseni, kryesuese ndërsa anëtarë do të jenë: Sebahate Krasniqi, Genc Rama dhe Naim Haliti.

 

Qeveria Kurti emëron bordin e ri të përkohshëm të Postës së Kosovës