Kurti takon ambasadorin e Norvegjisë, Grondahl

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paraditen e sotme ka takuar ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit në këtë takim Kurti dhe Grondahl kanë diskutuar për projektet e ndryshme të bashkëpunimit dhe për marrëdhëniet e mira dypalëshe.

Sipas komunikatës kryeministri Kurti ka shprehur falënderimin e tij për rolin aktiv e të rëndësishëm të Norvegjisë përgjatë viteve, dhe veçanërisht për mbështetjen e saj në angazhimin e kuadrove profesionale dhe ekspertizë në institucionet e Kosovës.