Kryeministri Kurti takoi ambasadorët e vendeve të QUINT-it - Foto: ZKM

Kurti takon Ambasadorët e QUINT-it

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në këto momente po zhvillon një takim me Ambasadorët e akredituar në Kosovë.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i ekzekutivit kosovar, Përparim Kryeziu.

Ky takim vjen dy ditë pasi në Ohër të Maqedonisë së Veriut Kosova dhe Serbia u pajtuan rreth një dokumenti aneks për implementimin e marrëveshjes së 27 shkurtit.

Dy liderët, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë rënë dakord për një marrëveshje mbi normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Asociacioni ka qenë pika ku është kritikuar kryeministri Kurti. Në dokumentet e fundit, të publikuara nga BE-ja, fjala Asociacion i komunave me shumicë serbe është zëvendësuar me termin “vetëmenaxhim”.

Borrell njofton ministrat e BE-së për rezultatet e takimit të Ohrit