
Albin Kurti, Dimitar Kovacevski
Kurti takoi homologun maqedonas, biseduan edhe për projektin për rrugën Prizren-Tetovë
01.3.2023 - 17:33
_________________________________________________________________________________
Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik në Shkup, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takim me homologun maqedonas, Dimitar Kovaçevski.
Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti e Kovaçevski diskutuan për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe projektet e përbashkëta.
“Rritja e efikasitetit të kalimit të kufirit për qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në drejtim të njëra-tjetrës dhe projekti i rrugës Prizren-Tetovë ishin dy prej çështjeve me theks të veçantë”- thuhet në njoftim.
Tutje, theksohet se në takim u trajtua edhe mundësia e organizimit të një forumi të përbashkët të biznesit.