Foto: Armend Mehaj/Facebook

Kurti takoi Guvernatoren e shtetit të Iowas dhe Sekretarin e Bujqësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj kanë takuar Guvernatoren e shtetit të Iowas, Kim Reynolds si dhe Sekretarin e Bujqësisë, Mike Naig.

Mehaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për shumë çështje, siç janë bashkëpunimin i ngushtë ushtarak, situata aktuale gjeopolitike, lufta në Ukrainë dhe implikimet në rajon.

“U dakorduam për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën ushtarake e po ashtu të zgjerimit të këtij bashkëpunimi edhe në fushën civile, me theks të veçantë investimet në teknologjinë informative dhe fushën e bujqësisë, si dy sektor impakti i të cilave ndihet shumë në situatën aktuale gjeopolitike”, ka thënë Mehaj.

Tutje ai ka shtuar se marrëdhënia në mes Kosovës dhe shtetit të Ioëas është e veçantë dhe se nëpërmjet programit të partneritetit me Gardën Kombëtare të Ioëas, ushtria e Kosovës është pjesëmarrëse e misioneve jashtë vendit dhe një hap më afër drejt anëtarësimit në NATO.

Mehaj ka shtuar se një shtet evropian dhe proamerikan, zotohemi se do të vazhdojmë të jemi kontribues të sigurisë në rajon dhe botë, gjithmonë në mbrojtje të paqes dhe vlerave demokratike të familjes së madhe evropiane, aleatëve tanë, e në veçanti ShBA-ve.