Kurti takoi ambasadorin e Italisë, flasin për bashkëpunim ndërshtetëror

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, i cili e uroi për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe zgjedhjen kryeministër. 

Sipas një njoftimi për media, ambasadori Orlando konfirmoi përkrahjen e Italisë ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë së tij për të vazhduar dhe avancuar edhe më tutje bashkëpunimin.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Orlando për vizitën dhe për urimet e tij dhe të Qeverisë së Italisë.

Italia është partner i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, u shpreh kryeministri, dhe në këtë drejtim e siguroi që Qeveria e udhëhequr nga ai është sa e gatshme aq edhe e përkushtuar për bashkëpunim ndërshtetëror në të gjitha fushat me interesa të përbashkëta, teksa iu falënderua ambasadorit të Italisë për ndihmën e vazhdueshme ndaj Kosovës.