Foto: Zyra e Kryeministrit

Kurti takohet me Spence, flasin për bashkëpunimin e Kosovës me UNKT

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.

Lajmin e ka bërë të ditur shkurtër, Zyra e Kryeministrit të Kosovës, më 13.08.2024.

Siç thuhet në njoftimin e Kryeministrisë, gjatë takimit u diskutua rreth bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) në projektet e përbashkëta që i kontribuojnë takimeve të përbashkëta të Objektivave të Qëndrueshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas të dhënave në webfaqen e Kombeve të Bashkuara, Spence nga Norvegjia ka 30 vjet përvojë profesionale nga qeveria, OKB, NATO dhe shoqëria civile. Ajo ka kompetenca ndërsektoriale në siguri, zhvillim dhe çështje humanitare.

Ajo udhëhoqi zbatimin e Strategjisë së Partneritetit të ëFP-së, duke koordinuar gjithashtu punën e organizatës për Axhendën 2030 dhe Samitin Botëror Humanitar. 

Ndër të tjera, Spence filloi karrierën e saj në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë, ku puna e saj përfshinte pozicione me Ministritë Norvegjeze të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes, dhe Stafin Ndërkombëtar të NATO-s. 

Ndërsa ishte në NATO, Spence negocioi disa politika të përbashkëta midis NATO-s dhe partnerëve për ruajtjen e paqes.