Albin Kurti në ShBA

Kurti takohet me senatorin Chris Murphy në SHBA

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takim me senatorin Chris Murphy gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë takimit Kurti ka njoftuar senatorin Murphy për vendimin e fundit të Qeverisë për vendosjen e sanksioneve shtesë dhe në përputhje me paketën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian ndaj Federatës Ruse si dhe takimet me investitorë potencialë.

Sipas komunikatës së Qeverisë, senatori ka thënë se vizita e Kurtit është rikujtim i marrëdhënieve të pathyeshme ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.