Foto: ZKM

Kurti takohet me qytetarë e aktivistë nga Sanxhaku, dëgjon vështirësitë dhe sfidat e tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 09.10.2024 mirëpriti në takim aktivistë e qytetarë nga Sanxhaku. Prezente ishte edhe aktivistja e çështjes kombëtare shqiptare në Sanxhak, Amina Nuraj.

Kështu bëhet e ditur në komunikatën e Qeverisë së Kosovës, në të cilën tregohet se Nuraj foli për kërcënimet e sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Sanxhak.

“Kryeministri Kurti u shprehu mirëseardhjen dhe kënaqësinë që t’i mirëpresë në qeveri. Ai u njoh së afërmi me jetën dhe aktivitetin e secilit pjesëmarrës e vështirësitë që vihen para tyre nga mungesa e demokracisë në Serbi dhe regjimit atje. Znj. Nuraj foli për pozitën e shqiptarëve në Serbi e veçanërisht në Sanxhak, duke trajtuar sfidat, kërcënimet e shtypjen e përditshme të aparatit shtetëror serb ndaj tyre e që shkel të drejtat e shqiptarëve atje” – thuhet në komunikatë.

Tutje në këtë komunikatë thuhet se kryeministri Kurti shprehu mbështetjen e tij të plotë e të parezervë për shqiptarët e Sanxhakut, kauzat dhe përpjekjet e tyre në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirive të tyre.

Foto: Qeveria e Kosovës
Foto: Qeveria e Kosovës
Foto: Qeveria e Kosovës