Kurti takohet me eurodeputetin austriak, theksoi përkushtimin për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pritur në takim deputetin e Parlamentit Evropian, njëherit themeluesin e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, Lucas Mandl.

Kurti ka vlerësuar angazhimin dhe lobimin e eurodeputetit Mandl për Kosovën.

“Në veçanti, Kurti theksoi përkushtimin e tij për të çuar përpara agjendën e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”-thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se kryeministri Kurti ka ritheksuar se Austria është një shtet mik i madh i Kosovës dhe partner i rëndësishëm, duke veçuar programet dhe investimet e qëndrueshme, të cilat mbështesin në vazhdimësi Republikën e Kosovës.

Ai po ashtu, ka shprehur mirënjohje për shtetin dhe popullin austriak, për mbështetjen dhënë Kosovës për liri dhe pavarësi.

Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka liberalizim të vizave.