Kurti takohet me Erdoganin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kështu ka bërë të ditur presidenca turke përmes një njoftimi për media.

“Presidenti Recep Tayyip Erdoğan u takua me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i cili ndodhet në Turqi për një vizitë pune, në Manastirin Vahdettin në Stamboll”- thuhet në njoftim.

Ndërkaq Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se pas takimit dhe darkës së punës, do të ketë një konferencë të përbashkët për media.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në mëngjes ka udhëtuar për në Stamboll të Turqisë për një vizitë pune njëditore.

Bashkë me kryeministrin Kurti kanë udhëtuar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.