Kryeministri Kurti në Japoni. Foto: Albin Kurti, Facebook

Kurti takohet me drejtues të bizneseve dhe të institucioneve japoneze të investimeve të jashtme

Kryeministri Albin Kurti sot në Tokio të Japonisë ka mbajtur një falim dhe bashkëbisedim me biznese të mesme dhe të mëdha japoneze në Forumin Ekonomik të organizuar nga Instituti Japonez për Investime të Jashtme.

Kurti ka bërë të ditur gjithashtu se është takuar edhe me guvernatorin e Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC), Nobumitsu Hayashi, si dhe presidentin e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), Akihiko Tanaka.

“Përveç pritjes te Kryeminsitri Kishida, në Tokio sot pata një fjalim dhe bashkëbisedim me biznese të mesme dhe të mëdha japoneze në Forumin Ekonomik të organizuar nga Instituti Japonez për Investime të Jashtme, si dhe një konferencë për medie te Klubi i Korrespodentëve të Huaj në Japoni. Gjithashtu, më pas takova edhe Guvernatorin e Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC), z. Nobumitsu Hayashi, si dhe Presidentin e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), z. Akihiko Tanaka” – ka bërë të ditur ai përmes rrjetit social Facebook.

Kryeministri Kurti në Japoni. Foto: Albin Kurti, Facebook

Bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Muratin, kryeministri Kurti të hënën ka udhëtuar për në Japoni, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, i cili vdiq pasi u qëllua me armë në muajin korrik të këtij viti.

Kurti udhëton për në Japoni