Kurti takohet me Apostoloven, flasin për coronavirusin dhe tarifën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim shefen e misionit të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe zv. shefin e BE-së, Riccardo Serri.

Zyra e Kryeministrit njofton se në takim u bisedua për gjendjen me coronavirus dhe masat që ka marrë Qeveria në këtë drejtim.

Apostolova ofroi mbështetjen e BE-së dhe tregoi se janë duke bërë përpjekje për të siguruar fonde të cilat do të ndihmonin sistemin tonë shëndetësor për të menaxhuar sa më mirë situatën e krijuar me coronavirus, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sipas njoftimit, Apostolova ritheksoi qëndrimin e Zyrës së BE-së se heqja graduale e tarifës me Serbinë është hapi i parë i arsyeshëm.