Kurti takohet me ambasadorin zviceran

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar sot me ambasadorin zviceran, Jean-Hubert Lebet.

Sipas një njoftimi për media nga kjo parti,  Jean Hubert Lebet e uroi kryetarin Kurti për rezultatin zgjedhor dhe për fushatën që adresoi me sukses shqetësimet e qytetarëve.

Kurse, Kurti e njoftoi se prioritet i qeverisë së re do të jetë shtetndërtimi demokratik me sundim të ligjit e luftim të korrupsionit, zhvillimi ekonomik për punësim dhe ndryshimet aq të nevojshme në shëndetësi, arsim, e kujdes për ata që kanë më së shumti nevojë.

Në fund thuhet se në mbyllje të takimit, u shpreh interesimi për kontakte dhe takime bashkëpunuese në të ardhmen.