Kurti takohet me ambasadorin gjerman Christian Heldt

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti takoi sot ambasadorin gjerman, Christian Heldt, me të cilin foli për zhvillimet e fundit politike dhe rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

“Bashkë me ambasadorin ndamë mendimin që qytetarët e Kosovës e meritojnë të kenë një proces të rregullt zgjedhor, demokratik e të lirë, me transparencën e nevojshme dhe me një fushatë zgjedhore të ndershme”, ka thënë Kurti.

Në këtë takim, Kurti ia prezantoi prioritetet e Lëvizjes Vetëvendosje me theks në sundimin e ligjit që lufton krimin e korrupsionin dhe zhvillimin ekonomik që gjeneron vende pune.