Kurti: Sindikalistëve të PAN-it iu ka ndaluar sahati në vitin 2017

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasi ka votuar në zgjedhjet e Vetëvendosjes ka folur edhe për grevën e përgjithshme e cila po zgjat tash e një muaj.

Kurti ka thënë se “sindikalistëve të PAN-it iu ka ndaluar koha në qershorin e vitit 2017”.

“Ne duam që mësimi të fillojë sa më parë, që do të thotë së është dashur të fillojë më 1 shtator. Jam i bindur se nxënësit duan të shkojnë në shkollë, jam i bindur se prindërit duan që fëmijët e tyre duan që të shkojnë në shkollë, jam i bindur që edhe mësimdhënësit duan të japin mësim nëpër shkolla” – tha Kurti.

Sipas tij, asnjë kërkesë e Qeverisë për këshillin grevist nuk ka vlejtur. Ai thotë se ka përshtypjen që po bëhet fjalë për një inati anti-qeveritar.

“Po ashtu këtë bindje që kaq edhe qeveria e Republikës së Kosovës. Ne nuk duam të bojkotohet shteti, sepse shkolla është shteti. Të gjitha kërkesat tona për Këshillin grevist dhe për SBASHK-un, nuk kanë vlejtur, ata i kanë refuzuar të gjitha ofertat tonë”, tha Kurti pasi votoi për zgjedhjet e brendshme të VV-së”- thotë ai.

Sipas Kurtit, sindikatalistët po i shërbëjnë PAN-it në opozitë, duke bërë grevë “kundër Qeverisë”.

“Është për të ardhur keq se si shkollimi po mbahet peng. Përshtypja ime pas të gjitha takimeve, bëhet fjalë për një inati anti qeveritar, prej sindikalistëve të PAN-it të cilëve iu është ndalur sahati më 5 qershor 2017. Aty iu ka ngelur sahati. Duan t’i bëjnë shërbim PAN-it në opozitë, duke bërë grevën armë kundër Qeverisë. Është keq se sa shumë po humbmi” – u shpreh kryeministri Kurti.

Kurti ka përmendur edhe pakon e re ekonomike prej 150 milionë euro që është përballur me inflacionin.

Sot janë bërë një muaj që kur ka filluar greva e përgjithshme në sektorin publik.