Kurti shkon në këmbë në punë (FOTO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se sot ai ka ecur nëpër Prishtinë në këmbë dhe ka shkuar në punë pa makinë.

Kurti ka thënë se sa herë që është e mundur duhet të shmanget lëvizja me makinë, për të ruajtur ambientin.

“Sot lëviza në këmbë nëpër qytet dhe shkova në zyrë pa makinë. Ambienti është jeta. Prandaj, le ta ruajmë. Sa herë është e mundur duhet ta shmangim lëvizjen me automjet”, ka shkruar Kurti.

Në fotografitë që ai ka postuar në profilin e tij në Instagram shihet se gjatë ecjes ai është ndalur dhe është përshëndetur me qytetarë të ndryshëm.