Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kurti: Senatori Dole është hero i Kosovës, lutemi për shëndetin e tij

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Kosova po lutet për shëndetin e senatorit amerikan, Bob Dole, që ditë më parë u diagnostifikua me kancer të mushkërive.

Kurti, përmes një postimi në ‘Twitter’ tha se Dole është mik dhe hero i Kosovës.

“Senatori Dole  e ka kaluar jetën e tij në shërbim duke punuar për drejtësi dhe barazi. Ai nuk është vetëm miku ynë, por një hero që u ngrit për Kosovën në kohë të vështira. Ne e dimë që ai nuk po ndihet mirë tani, por ai është një luftëtar dhe duam ta bëjmë të ditur se ne jemi duke menduar dhe lutur për të”, ka shkruar Kurti.

Dole ka udhëhequr një delegacion të Shteteve të Bashkuara në Kosovë në vitin 1990. Në muajin gusht të vitit të kaluar, busti i tij është vendosur në Prishtinë.