Kurti: Së shpejti do ta kemi ministrin e ri të Shëndetësisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka paralajmëruar se së shpejti do ta bëjnë publike emrin e ministrit të ri që do të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë.

“Është çështje dite që do ta bëjmë publike ministrin e ri të Shëndetësisë. Njëkohësisht mund të them se ushtruesja e detyrës, Dafina Gexha është duke bërë punë të shkelqyeshme”, tha kryeministri në një intervistë për ATV.

Kur u pyet nëse ministri i ri është nga Vetëvendosje, Kurti u përgjigj: “Jo, nuk do të jetë nga Vetëvendosja, por nga shëndetësia”

Arben Vitia kishte dhënë dorëheqje nga posti i Ministrisë së Shëndetësisë, për t’u fokusuar në zgjedhjet lokale ku po garon për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Aktualisht, këtë dikaster po e udhëheqë zëvendësministrja Dafina Gexha – Bunjaku si ushtruese e detyrës së ministres.