Foto: KALLXO.com

Kurti: Rugova dha kontribut në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës (VIDEO)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe te varri i ish- presidentit Ibrahim Rugova në 16 vjetorin e vdekjes së tij.

Presidentja Osmani për Rugovën tha se ka qenë arkitekt e ideator i pavarësisë së Kosovës.

“Ai bëri shumëçka për shtetin tonë saqë është shndërruar në fytyrën e këtij shteti, i cili sot në çdo damar të tij e ka edhe ndikimin që e pati presidenti Rugova përgjatë jetës së tij”, tha Osmani pas homazheve.

Ajo shtoi edhe se Rugova arriti që të krijojë miqësi të mëdha gjatë kohës sa ishte president.

“Punoi dhe jetoi në një kohë të vështirë në një kohë të okupimit, mirëpo përkundër kësaj arriti ta bëj bashkë popullin e Kosovës rreth kauzës së shprehur të trinomit liri, pavarësi dhe demokraci dhe të njëjtën kohë arriti që për Kosovën të ndërtoj miqësi aq të mëdha ë u bën të domosdoshme për të bërë realitet këtë trinom pra për të arritur lirinë pavarësinë tonë dhe për të parë sot shtetin demokratik të Kosovës”, thekson presidentja Osmani.

Kryeministri Kurti u shpreh se Rugova para se të kishte pozitën e presidentit ishte intelektual, njeri paqësor, i qetë, racional e humanist.

“Ai dha kontribut të çmuar në bashkimin e shqiptarëve kundër Serbisë okupatore si dhe ndërkombëtarizimin në çështjet e Kosovës”, tha Kurti.

Presidenti historik, Ibrahim Rugova vdiq në vitin 2004 pas një sëmundje të rëndë. Ai në atë kohë ishte varrosur me nderime të larta ndërsa vdekja e tij dhe varrimi i tij edhe sot kujtohet nga shumë qytetarë.