Kurti: Rashiq i zhgënjyer me procesin zgjedhor në komunat me shumicë serbe

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur pas takimit me përfaqësuesin e koalicionit “Sloboda”, Nenad Rashiq.

Kurti ka thënë se me Rashiqin nuk kanë biseduar për koalicionin, por për procesin zgjedhor.

Ai ka thënë se Rashiq ishte i zhgënjyer me procesin zgjedhor në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë.

“Bisedova me të për procesin zgjedhor, si ka shkuar në komunat me shumicë serbe. Ai ishte i zhgënjyer. Pra nuk ishte një takim për, lë të themi, koalicionin e ardhëm qeverisës, meqë ne do të merremi më shumë me bisedimet që tashmë i kemi me Lidhjen Demokratike të Kosovë. Ky është një hap i mëvonshëm pasi ne t’i përmbyllim bisedimet me LDK-në. Isha i interesuar që të marr vesh prej tij për procesin si ka shkuar në komunat me shumicë serbe”, ka thënë Kurti./RTK