Kurti: Rakiq është përpjekur mos të eskalojë situata në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se me ministrin e tij serb, Goran Rakiq kanë dallime, por beson që ai është përpjekur që situata në veri të mos të eskalojë.

“Me ministrin Rakiq kemi dallime të vogla dhe të mëdha, nuk mund ta ankohem sepse kam komunikim me të. Unë besoj që ai është përpjekur që situata të mos eskalojë, dhe nuk mendoj që duhet të marrë masa ndaj tij”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, zëvendësimi i tabelave nuk mund të jetë i përnjëhershëm dhe ka shumë automjete që janë nëpër garazhet e qytetarëve.

“Ne nuk kemi prioritet të gjurmojmë veturat që nuk i kanë targat e Republikës së Kosovës, tani jemi të përqendruar për zëvendësimin e tabelave në kufi, më së miri do të ishte që qytetarët t`i sjellin ato targa që t’i zëvendësojnë dhe kjo vetëm se ka filluar”, tha Kurti më tej.

Kurti: E largojmë masën nëse e largon edhe Serbia