Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kurti: Qytetarët e dinë që Qeveria jonë nuk krahasohet me ato të kaluarat

Kryeministri Albin Kurti gjatë raportimit në Kuvendin e Kosovës për 100-ditëshin e qeverisjes ka thënë se ekzekutivi që ai udhëheq nuk krahasohet me qeveritë e kaluara.

Kurti ka shtuar se gara e tij është me të ardhmen dhe jo me të kaluarën.

“Suksesin tonë nuk e masim se sa mirë po qeverisim në krahasim me qeveritë e kaluara por në krahasim me pritshmëritë e qytetarëve. Qytetarët e dinë se Qeveria jonë nuk krahasohet me qeveritë e mëparshme. Gara nuk matet me të kaluarën por me të ardhmen”, tha ai.