Kurti: Qeveria do të ketë 15 ministri

Në konferencën për media ku Albin Kurti dhe Isa Mustafa kanë njoftuar se është arritur marrëveshja për koalicionin qeverisës, Kurti ka treguar se Qeveria e re e Kosovës do të ketë 15 ministri dhe jo 12 siç ishte thënë në fillim.

Kurti ka shtuar se do të jenë dy zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.

“Qeveria jonë ka bërë një ndryshim, sepse është qeveria më e vogël në Republikën e Kosovës. Ne kemi vlerësuar që të kemi 12 ministri por kur kemi analizuar strukturat e super ministrive kemi parë që ka kosto të madhe. Nëse ne nuk do të kishim bërë këtë, reduktimi në 12 ministri do të merrte deri në një vit”, tha Kurti.

Prej 15 ministrive, 6 ministri do t’i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, 6 ministri do t’i takojnë LDK-së dhe tri ministri do t’i takojnë minoriteteve.

https://kallxo.com/lajm/albin-kurti-e-kemi-nenshkruar-marreveshjen/