Karriket e reja në stomatologji. Foto: Albin Kurti/Facebook
Kurti: Qendra Klinike Stomatologjike Universitare është pajisur me 24 karrige moderne
05.12.2024 - 21:23
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se Qendra Klinike Stomatologjike Universitare e Kosovës është pajisur me 24 karrige moderne stomatologjike.
Ai tha se Qendra me këto karrige është pajisur sot, më 05.12.2024, dhe të njëjtat janë të pajisura me instrumente të integruara.
“Vitin e kaluar filluam me ofrimin e shërbimit të sedacionit inhalator – duke u bërë vendi i vetëm në rajon. Tri javë më parë, në stomatologji filloi trajtimi i ri për zgjerimin e nofullës së sipërme me pajisjen e teknologjisë së fundit Fiks – Hirax” – tha i pari i Qeverisë së Kosovës.
Tutje ai shtoi se po punohet klinikë pas klinike dhe shërbim pas shërbimi për një shëndetësi publike në shërbim të të gjithëve.