Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kurti: Punëtorët në KEK i meritojnë rrogat për punën që bëjnë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se qeveria e udhëhequr nga ai do të punoj maksimalisht për të ndihmuar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Gjatë një vizitë në këtë ndërmarrje, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Kurti vlerësoi së KEK-u është korporatë jetike për Kosovën.

“Ne do të angazhohemi maksimalisht edhe për KEK-un si organizatë e punëtorëve të kuadrove edhe për KEK-un si kapacitet prodhues e zhvillues, por edhe pasurit natyrore e shtetërore. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ti dalë në ndihmë kësaj korporate tejet të rëndësishme, jetike edhe për zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit tonë”, tha Kurti para gazetarëve.

Sipas kryeministrit Kurti në KEK nuk janë pagat e larta duke marrë parasysh punët që bëhen aty.

“Fjalët që qarkullojnë se në KEK janë rrogat e larta nuk qëndrojnë duke pasur parasysh kontributin shoqëror, duke pasur parasysh kushtet e jo të lehta të punës dhe duke pasur parasysh rrezikun jo të vogël në punë”, tha ai.