Kurti: Propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme

Kryeministri Albin Kurti bashkë me presidenten Vjosa Osmani sot janë pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Paris.

Temë diskutimi mes Kurtit, Osmanit e Macron kanë qenë zhvillimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri ka theksuar se Kosova ka propozuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, ndërsa propozimi franko-gjerman do të shërbejë si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme.

“Në takimin e përbashkët me Presidenten Osmani, biseduam për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve, dialogun për marrëveshje Kosovë-Serbi, si dhe zhvillimet e fundit. Potencuam se Kosova ka propozuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, ndërsa propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme”- tha Kurti në facebook.

Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti priten nga presidenti francez, Emmanuel Macron