Kurti priti në takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë, Johan Schalin
21.6.2022 - 14:27
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë, Johan Schalin.
Sipas një njoftimi për media, në takim u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe Finlandës dhe u ritheksua gatishmëria për të thelluar e zgjeruar bashkëpunimin. U diskutua edhe për mundësitë e shtimit të ndërveprimit në fushat të cilat shteti i Finlandës mund të ofrojë mbështetje.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Kosovës për përkrahjen dhe kontributin që Finlanda vazhdon të jep për Kosovën.