Foto: ZKM
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi
09.12.2024 - 21:19
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 09.12.2024 ka pritur në një takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.
Kurti ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e afërt e angazhimin e saj – veçanërisht, në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në rrafshin tregtar e ekonomik.
“Kryeministri Kurti dhe ambasadorja Jusufi diskutuan për progresin e arritur, në fusha të ndryshme të bashkëpunimit bilateral, gjatë mandatit të saj diplomatik.” – thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Kurti i uroi Ambasadores Jusufi suksese në angazhimet e saj të ardhshme.