Kurti pritet nga president francez në vigjilje të hapjes së Lojërave Olimpike

Kryeministri Albini Kurti, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, është pritur sot, më 26.07.2024, nga presidenti francez, Emmanuel Macron, në Pallatin Élysée në Paris.

Në profilin e tij në Facebook, kryeministri Kurti ka shpërndarë një video nga takimi me presidentin Macron.

“Bashkë me Ritën, në pritjen e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe zonjës së parë, Brigitte Macron në Pallatin Élysée, para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Paris 2024”- ka shkruar Kurti në Facebook.

Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në hapjen e Lojërave Olimpike “Paris 2024” që nisin sot, më 26.07.2024.