Kurti prezanton programin qeverisës (VIDEO)

Kryeministri në ardhje Albin Kurti ka prezantuar sot në seancën plenare Kuvendit të Kosovës, programin e tij qeverisës.

Në fillim të prezantimit të programit të tij, Kurti ka bërë të ditur se programi do të bëhet publik edhe në faqen zyrtare, dhe se përmes tij do të jetësohen premtimet e 6 tetorit.

“Do të jemi qeveri e kursimit të prasë publike, ashti siç po e shini para meje do të jenë 15 ministra e jo 21 ministra sa ishim ë herët. Do të kemi rreth 33 zëvendës ministra dhe jo 80 sa ishin në herët”, ka thënë Kurti.

Ai tutje ka premtuar edhe departizimin dhe depolitizimin e agjencive dhe ndërmarrjeve publike.

“Do të mbështesim zhvillimin e ndërmarrsisë në tersi, me fokus të veçantë në ndihmën për  ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, do të nivelizojmë garën për bizneset duke hequr monopolet, në Kosovë ka më shumë treg të zi sesa treg të lirë. Qeveria do të punoj në zgjerimin e tregut për të rritur eksportin”, ka thënë Kurti.

Kurti ka premtuar se Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet si e tillë dhe do të transferohet Brenda Qeverisë.

“Do të marrim masa të cilat ndihmojnë punësimin e të rinjve e grave në veçanti, do të themelojnë fondin zhvillimor, do të jetësojmë grantin e katërt për komuna për investime kapitale, më shumë qasje në financa, më shumë kredi të buta, e më shumë mbrojtje e qasje në tregje”, ka premtuar Kurti.

Kurti ka premtuar se qeveria e tij do të jetë për mbrojtjen e punëtorëve, për më shumë të drejta të punëtorëve dhe mbrojtje ligjore të garantuara.

“Do ta shtojmë numrin e inspektorët të punës deri në 400, buxheti 3 miliard euro, buxheti i Kosovës do të arrijë deri në 3 miliard euro gjatë mandatit tonë qeverisës”, ka thënë Kurti.