Kurti: Pretendimet për tërheqje të njohjeve janë të pavërteta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pretendimet rreth tërheqjes së njohjeve të disa vendeve ndaj pavarësisë së Kosovës nuk janë të vërteta.

“Përpjekje të Beogradit në një situatë ku kanë humbur përkrahjen e demokracive perëndimore të tregohen të suksesshëm në arenën diplomatike kundër pavarësisë së Kosovës, deri sot asnjë prej pretendimeve nuk është vërtetuar nga MPJD” – tha Kurti në konferencë për media.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar se nëntë shtete e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Sipas tij edhe një vend tjetër, i dhjeti, po pritet të veprojë njëjtë.

“Kemi nëntë (vende) që kanë tërhequr njohjen – Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Esëatini, Libia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Maldivet, Shën Lucia, ne jemi duke pritur për të dhjetin” – citohet të ketë thënë Vuçiq sipas raportimit të Tanjug.

‘Çnjohja’ e Kosovës – A ekziston diçka e tillë?