Tinka Kurti - LVV
Kurti pret vendimin e Gjykatës për mandatin e deputetes
Anëtarja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti, është duke pritur vendimin e Gjyktaës, për mandatin e deputetes.
Kurti ishte ankuar pas certifikimit të deputetëve të rinjë nga ana e KQZ-së, pasi disa deputetë ishin zgjedhur ministra.
“Në pritje të vendimit të Gjykatës për mandatin e deputetes. Nuk mund të lejohet diskriminimi i institucionalizuar me ligj”, ka postuar Kurti një fotografi në ‘Facebook’, sipas saj, duke pritur vendimin e Gjykaktës.
Me 7 shkurt, pasi ishin certifikuar deputetët e rinjë nga KQZ-, Tinka Kurti kishte reaguar, duke thënë se vetëm pse është grua i është mohuar e drejta për t`u zgjedhur deputete.
“Nuk do ta kisha besuar ndonjëherë që mund ta fitoj mandatin me vota e të mos e marr postin vetëm sepse jam grua. Nuk do ta kisha besuar për cilëndo punë e ironikisht po ndodhë në Kuvend të Republikës. Sot KQZ ka certifikuar deputetët e rinj që zëvendësojnë ata që u tërhoqën për mandatet në ekzekutiv. Pavarësisht se jam me vota para dy burrave të tjerë kandidatë, sipas KQZ ata bëhen pjesë e Kuvendit e unë jo”, kishte shkruar Kurti në ‘Facebook’.
Sipas saj, kjo kishte ndodhur për shkak të një neni në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, që thuhet se zëvendësimi i deputetëve duhet të bëhet brenda gjinisë së njëjtë.
Tinka Kurti thotë se u diskriminua nga KQZ-ja sepse është grua