Foto: Mirosllav Lajçak në Twitter

Kurti pret nesër në takim emisarin e BE-së, Mirosllav Lajçak

Kryeministri Albin Kurti nesër do ta takojë përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Siç bëhet e ditur në komunikatën e Qeverisë, takimi do të zhvillohet nesër në ora 9:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Lajçak sot ka qëndruar në Beograd, ku është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Me presidentin serb, Lajçak ka thënë se ka diskutuar për kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës, udhërrëfyesin për energjinë si dhe të pagjeturit.

Lajçak tregon çka bisedoi me presidentin serb Vuçiq