
Takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Zyrtarin e Lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, Foto: KALLXO.com – 11 janar 2023
Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan, Derek Chollet
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka filluar takimin me Zyrtarin e Lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.
Takimi do të jetë i mbyllur për media.
Chollet erdhi në ndërtesën e qeverisë pas takimit të mbyllur që pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në takimin në Presidencë kanë qenë të pranishëm edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier dhe Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Sipas njoftimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, vizita e Chollet në Kosovë është bërë për t’i diskutuar përpjekjet e SHBA-së për ta ndihmuar avancimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik, “përfshirë këtu arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, që në qendër do ta kishte njohjen reciproke”.
Përveç Kosovës, ai do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.
Osmani pret zyrtarin e lartë amerikan Chollet, nuk pritet të flasin para mediave pas takimit