Kryeministri Albin Kurti dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Mirosllav Lajçak - Foto: ZKM

Kurti pret në takim sot Lajçakun dhe këshilltarët e Scholz dhe Macron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne.

Kështu njoftoi sot, Zyra e Kryeministrit.

“Mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë”, thuhet në njoftim.

Takimi mbahet nga ora 10:00.