Foto: KALLXO.com

Kurti pret në takim ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.

Takimi ka filluar rreth orës 15:00 dhe po mbahet i mbyllur për media.

Valtonen tw enjten ka zhvilluar takim edhe me homologen, ministren Donika Gërvalla.

Valtonen, ka theksuar se shteti që ajo e përfaqëson është i gatshëm të bëjë “çfarëdo që është e mundur” për ta mbështetur Kosovën në rrugën për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Kemi biseduar për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe normalizimin e marrëdhënieve mes palëve. Finlanda është përkrahëse, në kuadër të KFOR-it dhe EULEX-it në stabilitetin për Ballkanin Perëndimor. Ashtu siç është pajtuar me marrëveshjen e vitit të kaluar për normalizimin e marrëdhënieve, Finlanda është e gatshme të bëjë çfarëdo që është e mundur që t’ju mbështes në këtë rrugë” – ka thënë ajo pas takimit me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.