Foto: ZKM

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, më 17.09.2024.

Sipas komunikatës të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, Kurti ka shprehur mirënjohjen e tij për rolin e ambasadorit Davenport dhe për mbështjetjen e vazhdueshme të OSBE-së në rritjen e kapaciteteve institucionale, demokratizimin e tyre dhe në respektimin e të drejtave të njeriut. 

Tutje, në komunikatë thuhet se kryeministri ka veçuar ndihmën e  OSBE-së gjatë mandatit të ambasadorit Davenport në çështje që ndërlidhen me fuqizimin e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe kontributin përmes komenteve në hartimin e ligjeve.

“Me urime të ndërsjella për suksese në punën dhe angazhimet e njëri-tjetrit, të dy u shprehën të bindur që bashkëpunimi i afërt ndërmjet institucioneve të Qeverisë dhe OSBE-së do të vazhdojë”- thuhet në komunikatë.