Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kurti: Po të mos ishin njësia speciale godinat do ishin të rrezikuara, dhuna ka adresë tjetër

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se njësitë speciale në veri janë për të mbajtur sigurinë.

Ai në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, tha se kanë pasur informacione që po të mos ishin policët, godinat do ishin të rrezikuara.

“Njësia speciale e Kosovës janë atje që të mbajnë sigurinë. Kemi indikacione se po të mos ishin policët godinat atje do të ishin të rrezikuara”, ka  thënë Kurti.

Kurti potencoi se dhuna atje ka adresë tjetër.

“Ku ka polici të Kosovës nuk ka incidente. Dhuna ka adresë tjetër, policia e Kosovës është profesionale dhe u falënderohem për punën që kanë bërë”, shtoi Kurti.

Kryeministri  tutje shtoi se nuk është takuar me ministrin e mbrojtjes, derisa Serbia e ka sjellë atë tek kufiri.

“Unë nuk jam takuar këto ditë me ministrin e mbrojtjes por vetëm me atë të Punëve të Brendshme, Serbia e sjell të kufiri ministrin e Mbrojtjes”, shtoi tutje Kurti.