Kurti: Po përpiqemi ditë e natë me LDK-në për të arritur marrëveshje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se janë duke biseduar vazhdimisht me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për realizimin e marrëveshjes përfundimtare për bashkëqeverisje.

 

Kurti pasi u regjistrua si deputet në Kuvendin e Kosovës, në një konferencë për media tha se janë gjithnjë e më afër arritjes së marrëveshjes.

“Po përpiqemi çdo ditë, madje ditë e natë me komunikime të rregullta që sa më parë të vijmë të marrëveshja përfundimtare për koalicionin e ardhshëm qeverisëse në thelb, në bosht të secilës çështje ndodhet programi i përbashkët i harmonizuar në të cilën i bashkëngjitet ndarja e funksioneve dhe pozitave”, tha ai.

“Kontaktet po vazhdojnë, do të vazhdojnë për çdo ditë, mirëpo takimi nuk duhet të jetë lajm por rezultati”, u shpreh Kurti.

“Për çdo ditë kemi takime dhe prej herës së fundit në kuvend jemi dakorduar që komunikimin ta kemi çdo ditë në mënyrë që sa më parë ta realizojmë koalicionin për bashkëqeverisje”, deklaroi tutje.

Kuvendi i Kosovës pritet që të mblidhet me 24 dhjetor për seancën konstituive, e ndërlidhur më këtë Kurti deklaroi se “shpreson që mos ta kemi të nevojshme 11 ditë që të arrijmë këtë marrëveshje aq shumë të dëshiruar prej nesh e aq shumë të pritshme nga publiku”.

Nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje ka dal e para, e pasuar nga LDK-ja.

Këto dy parti tash disa javë janë në bisedime për harmonizim të programit.

Megjithëse ka pasur takime në mes liderëve deri më tani nuk është arritur marrëveshje për koalicion.

Albin Kurti tregon 5 pikat ku ‘lëshoi pe’ Vetëvendosja për koalicion

Jeta në Kosovë, intervistë me Albin Kurti dhe Ambasadorin amerikan, Philip Kosnett

.