Kurti: Po iu nevojitet gjak para marrëveshjes me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës, duke folur në seancën ku pritet të votohet për rrëzimin e tij tha se janë duke u kërkuar incidente në teren dhe gjak.

“U provua në shtëpinë e bardhë me shampanjë të bëhet shkëmbimi territorial, por nuk u bë. Pa qeverinë s’bëhet. Tash, para shampanjës po iu nevojitet gjaku, po iu nevojitet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, po i nevojiten incidentet në teren, po i nevojiten përleshjet me gjakderdhje. Që në fund të thuhet, nuk qeveriset veriu, s’kemi çka të bëjmë, ta nënshkruajmë një marrëveshje dosido”, tha Kurti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Albin Kurti: Qeveria ime po bie për shkak të marrëveshjes me Serbinë