Kurti: Po e përgatisim qeverisjen alternative për rikthimin tonë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se po e përgatisin qeverisjen alternative për rikthimin e tyre.

Në një konferencë për media, kreu i LVV-së ka shtuar se pandemia e ka goditur në metodë të punës.

“Ne po përgatisim qeverisjen alternative për rikthimin tonë. Ne jemi në kohë pandemie. Virusi s’më ka goditur si individ, por më ka goditur në metodë të punës. S’po mundemi te organizojmë tubime e protestë. Ne s’mundemi me qenë opozitë e zakonshme”, tha Kurti.

Ish-kryeministri ka kritikuar delegacionin qeveritar të Kosovës në pjesëmarrjen e tyre në SHBA-së në kuadër të dialogut me Serbinë.

VIDEO – Kurti për takimin në Uashington: Turizëm me paratë e buxhetit