Kurti: Po bëjmë përgatitjet që sa më shpejtë të fillojmë faturimin e rrymës në veri

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se janë duke bërë përgatitjet që së shpejti të fillojë faturimi i energjisë elektrike në veri të vendit.

Kështu ka bërë të ditur përmes një konference për media, të premten.

“Ne do të përpiqemi me KOSTT dhe me ministrinë e Tregtisë dhe të Ekonomisë që të bëjë të gjitha përgatitjet e që sa më parë të filloj me faturimin e energjisë”, u shpreh Kurti.

 

Konferencë e Kryeministrit në detyrë Albin Kurti

Konferencë e Kryeministrit në detyrë Albin Kurti

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 24 avril 2020