Foto: ZKM/17.01.2022

Kurti për Sky News: Ballkani s'është i imunizuar nga efektet e situatës në Ukrainë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për Sky News në Britani të madhe ka thënë se Ballkani nuk është i imunizuar nga situata e luftës në Ukrainë.

Kjo pasi sipas tij, në Ballkan bënë pjesë edhe Serbia e cila nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

“Ballkani nuk është i imunizuar nga efektet e situatës në Ukrainë, sepse në Ballkan kemi një vend që nuk ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse, e cila nuk u bashkua me BE-në për të dënuar pushtimin rus dhe ajo është Serbia fqinji ynë i parë”, tha Kurti.

Në një intervistë për Sky News, Kurti tregoi se Kosova e ka fqinj Serbinë dhe sipas tij, Serbia ka lidhje shumë të forta me Rusinë.

“Ne kemi një kufi shumë të gjatë me Serbinë. Serbia është fqinji ynë verior që nuk e njeh Kosovën në ndryshim nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Ata kanë lidhje shumë të forta dhe këto janë lidhje historike, kulturore nga njëra anë dhe ushtarake dhe ekonomike”, tha Kurti më tej.

Ai tregoi se Serbia ka avionë luftarakë që ia ka dhuruar Rusia dhe Bjellorusia.

“Serbia ka 14 MiG-19 dhe këta avionë luftarakë, tetë prej tyre i ka marrë si donacione nga Bjellorusia dhe gjashtë nga Federata Ruse. Në parlamentin serb nga 250 deputetë, 150 prej tyre janë anëtarë të grupit të miqësisë ruse serbe, është grupi më i madh i miqësisë”, tha Kurti.

“Në të njëjtën kohë gazi rus, Gazprom zotëron 56% të industrisë së naftës në Serbi dhe 51% të depozitave të gazit në Serbi, Vojvodina, e cila është më e madhja në Evropën Juglindore, Lukoil, nxit bankën që të gjitha kompanitë ruse të kenë degët e tyre në Serbi dhe kjo është arsyeja pse njerëzit e Kosovës janë të shqetësuar se Putini do të përpiqet të kontraktojë luftën edhe në Ballkanin Perëndimor duke e kthyer atë në fushën e tij të betejës me demokracitë perëndimore”, shtoi Kurti.