Kurti për rastin në Gllogjan: Policia është e mobilizuar për të mundësuar drejtësinë

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar ndaj sulmit me armë zjarri mbi një autobus me nxënës në Gllogjan të Deçanit.

Përmes një shkrimi në ‘Facebook’, Kurti në emër të Qeverisë së Kosovës, u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave.

Ai shkroi se Policia është e mobilizuar me kapacitetet e saj për ta hetuar këtë krim.

“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve e shoqeve, që humbën më të dashurit në këtë sulm. Të plagosurit i dëshirojmë shërim të shpejtë. Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Pas një atentati ndaj një autobusi që po udhëtonte nga Deçani për në fshatin Gllogjan, kanë mbetur deri më tani të paktën 3 persona të vrarë. Shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Tre të vdekur nga atentati në Deçan, shoferi i autobusit dhe dy nxënës (VIDEO)