Kurti për ministrat e LDK-së: Për besë nuk e di pse nuk kanë ardhur

Ministrat nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë munguar në mbledhjen e parë fizike të Qeverisë në detyrë, në të cilën janë diskutuar disa tema dhe është marrë vendimi për fazën e tretë të lehtësimit të masave kundër COVID-19.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, në konferencën për media pas mbledhjes, tha se nuk i di arsyet se pse nuk ishin të pranishëm ministrat e LDK-së.

“Për besë nuk e di pse nuk kanë ardhur. Është dashur të jenë dhe e kanë për detyrë të jenë. Në votimet që kemi mbajtur në mbledhjet online, ndonjëherë kanë votuar, ndonjëherë nuk kanë votuar”, është shprehur Kurti./21Media