Kurti për marrëveshjen e energjisë: Pas 20 viteve po e ndalim një padrejtësi dhe gjakderdhje financiare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me arritjen e marrëveshjes për energjinë mes Kosovës e Serbisë, buxhetit do t`i kursehen dhjetëra miliona euro në vit të paguara më herët për mbulimin e kostos energjike në veriun e vendit.

“Katër komunat do të kalojnë në rend të rregullt të furnizimit faturimit inkasimit të pagesave për konsumin e energjisë elektrike… Udhërrëfyesi do ta mundësoj këtë. BE do ta mbikëqyrë zbatimin e këtij udhërrëfyesi”, tha ai.

Kurti tha se kanë trashëguar shumë gjera që nuk kanë dashur.

“Po e bëjmë më të mirën me çfarë dimë e mundemi. Pas 20 viteve po e ndalim një padrejtësi dhe gjakderdhje financiare në atë pjesë të vendit dhe po e përfundojmë një problematikë në sektorin e energjisë”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se gjendja në terren është shumë më e keqe se marrëveshjet e vitit 2013 – 2015.

Përveç se ato marrëveshje skenë qenë të mira gjendja në terren është edhe më e keqe.

“Do të mund të ketë sfida tjera përpara. Askush nuk thotë se gjithçka ka përfunduar me tekstin e  djeshëm të udhërrëfyesit. Bashkëpunimi që e kemi me BE dhe ekspertet tanë do të mund ta bëjmë furnizimin e qëndrueshëm dhe faturimin e inkasimin në veri të Kosovës në mënyrë që qytetarët e RKS të jenë të barabartë”, tha Kurti.

“E bëjë minimumin e pranimit të realitetit për maksimumin e ndryshimit të realitetit”, përfundoi Kurti.