Kurti për dyshimet për atentat ndaj tij: Konfirmoj se ndjehem i sigurt

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka komentuar raportimet se ndaj tij dhe dy personave të tjerë ishte planifikuar një atentat në vitin 2021.

Ai tha se ndehet i sigurt dhe konfirmoi se ishte njoftuar për planet për atentat.

“Unë mund ta konfirmoj që ndjehem i sigurt. Sa jam i sigurt nuk di. Unë kam qenë në dijeni të planit për tri atentatet. Qëllimi ishte frikësimi i popullsisë, destabilizimi i vendit” – tha të mërkurën para gazetarëve kryeministri Kurti.

“Besoj që kemi vlerësu me të drejtë që mos të bëhet publike. Por çfarë masa merren në vijim karshi planifikuesit ose planifikuesve të atentatit janë organet shtetërore të sigurisë që vendosin” – deklaroi tutje ai.

Ditë më parë, mediat në Shqipëri publikuan lajmin me informacione që dyshohet se u hakuan nga hakerët iranian e ku thuhej se gjatë vitit 2021 ishte planifikuar vrasja e kreu të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, deputetit, Xhavit Haliti dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së, Ismet Haxha.

Në anën tjetër, Prokuroria në Tiranë mori vendim që të gjitha informacionet e publikuara nga mediat e të cilat konsiderohen si të klasifikuara, të fshihen dhe ndaloi publikimin e të tjerave nëse publikohen.

Qeveria konfirmon kërcënimin me atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti