Foto: Albin Kurti, Facebook

Kurti për Asociacionin: Nuk mund të shkruajmë tekste alternative pa u pajtuar njëherë në parim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se vizionin e tij për draft statutin e Asociacionit mund ta thelloj kur të ketë pajtueshmëri në parim më shtyllat që ai ka prezantuar.

Ai deklaroi se nuk mund të shkruajë tekste alternative pa u pajtuar njëherë në parim.

“Unë kam prezantuar me 2 maj draft – vizionin. Unë këtë mund të thellojë (vizionin për statutin e Asociacionit), por thellimi i kësaj nënkupton pajtueshmëri në parim. Pra, kur të pajtohemi në parim, përfshirë edhe ato shtyllat që unë i kam thënë në Ohër, atëherë lirisht mund të thellojmë tekstin. Por, nuk mund të shkruajmë tekste alternative ndërmjet të cilëve mund të gjendet një mesatare aritmetikore pa u pajtuar njëherë në parim”- tha ai.

Kurti sot në seancën plenarë të Kuvendit shtoi se draft vizionin e propozuar nga ai në takimin e 2 majit u refuzua nga Brukseli.

“Rrjedhimisht unë kam propozuar një draft vizion për të zbatuar nenin shtatë të marrëveshjes bazike dhe në lidhje me nenin 10, për të cilin nuk kam pranuar së pari aprovimin e palës tjetër dhe më pas edhe të Brukselit zyrtar, i cili vazhdon të konsiderojë këtë çështje të hapur”- deklaroi kryeministri.

Sipas tij, tash e tutje mund të diskutohet në kuadër të dialogut të Brukselit për zbatimin e nenit shtatë të marrëveshjes sipas vizionit të tij të prezantuar në Bruksel, i cili siç tha ai “prezanton shkronjën dhe frymën e Kushtetutës së Republikës sonë, konsensusin trans-atlantik të vlerave demokratike dhe liberal”.

Kurti këtë deklaratë e ka dhënë sot në kohën e pyetjeve parlamentare në Kuvend, teksa u përgjigj në pyetjen e deputetes së PDK-së, Ariana Musliu -Shoshi e cila kërkoi nga Kurti të dijë se si do të duket statuti i Asociacionit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit te 2 majit ka publikuar ‘draft-versionin’ e tij për të për të rregulluar çështjen e komuniteteve joshumicë në Kosovë.

Kurti prezanton versionin e tij për ‘vetmenaxhimin’

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se i ka dorëzuar presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kancelarit të Gjermanisë, Ola Scholz një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Rama në një konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me tensionet në veri, deklaroi se beson që çdo ditë e më shumë se krijimi i Asociacionit është çelësi për të hapur përfundimisht derën e afirmimit ndërkombëtar të Kosovës.

Ai tha se për draftin e Asociacionit ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe palën amerikane.

Rama i dorëzon një draft të Asociacionit Macronit dhe Scholzit